Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Mbrojtësi Azpilicueta: Nëse do ta markojmë dhe do ta bllokojmë Jorginhon, mund të…

César Azpilicueta e njeh mjaft mirë Jorginhon dhe e di se çfarë roli të rëndësishëm ka në një skuadër. Mesfushori italo-brazilian ishte një nga më të mirët në sezonin që lamë pas duke fituar Ligën e Kampionëve me Çelsin.

Mbrojtësi spanjoll thotë se duhet bërë shumë kujdes kur ai ka topin dhe nëse tregohen të vëmendshëm, sigurisht që mund ta bllokojnë.

“Ne jemi në një grup në rrjetet sociale, por jam i kënaqur që do ta takoj sërish në fushën e lojës. Ai është një lojtar i madh dhe shumë i rëndësishëm. E ka treguar me Çelsin, por edhe me Italinë. Nëse do ta markojmë dhe do ta bllokojmë atë, mund të kemi më shumë shanse për të fituar”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Spanjës.

Më tej ai tregoi edhe forcën e “Furisë së Kuqe”. “Nuk duhet të harrojmë që unë luaj me një fenomen në mesfushë si Buskets. Të dy janë shumë inteligjentë dhe taktikisht të zgjuar. Kam fatin që t’i shijoj të dy, njërin në kombëtare dhe tjetrin në skuadër. Serxho është sekreti i Spanjës. Nëse ai luan mirë, jemi të gjithë në ditë pozitive”, tha ai.

Related posts

UEFA sponsorizon turneun e Rita Orës

Sadik.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN/ Higuain zbulon: Në Itali do luaj vetëm tek…

Delo.autor

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Delo.autor

Leave a Comment