Futboll Premier League Sport

Bailly: Nuk largohem nga Manchester United, qëndroj gjatë në “Old Trafford”

Mbrojtësi i Bregut të Fildisht nuk pati një paraqitje të madhe brenda sezonit 2017-18 për shkak të lëndimeve por edhe anës taktike, por në një intervistë ai ka thënë se pritet më shumë prej tij gjatë sezonit të ri

Eric Bailly ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi nga Manchester United këtë verë duke deklaruar se “ai do të kthehet edhe më i fuqishëm” pas këtij sezoni me “rënie dhe zbritje” të tij në karrierë.

“NE do të dëshironim që ta përfundonim sezonin duke fituar FA CUP’ën. Fatkeqësisht nuk e bëmë këtë. Pavarësisht kësaj, ne kishim një sezon më ngritje dhe rënie. Tani është koha që ta ndalojmë këtë dhe të mësojmë nga ky sezon, të gjithë ne, ti kthehemi pak familjes dhe shokëve dhe mandej të jemi shumë më të fortë sezonin e ardhshëm”, ka shkruar ai në Instagram.

“Ne jemi gati për të vënë objektiva të reja dhe ti japim tifozëve në Old Trafford buzëqeshjen që ata e kërkojnë. Faleminderit që më mbështetet ju dhe tërë skuadra gjatë këtij sezoni. Veçanërisht ju faleminderit juve tifozë që treguat kaq shumë dashuri për mua. Ju uroi shumë fat edhe shokëve të mijë të skuadrës që luajnë në Botëror sivjet”.

Bailly, i cili nuk u përdor në finalen e FA Cup që United e humbi kundër Chelsea, e ka përfunduar sezonin sivjet me vetëm 18 paraqitje.

Megjithatë, ai ka arritur një rekord duke shënuar golin e parë për skuadrën në fitoren e United kundër Swanseas në ndeshjen e parë të Premier Ligës që United e fitojë 4-0.

Related posts

E PABESUESHME/ U transferua si lojtar i lirë te MILANI, por pritet të përfundojë tek…

Isa.Autor

Shënoi me Realin, Bale i shkel syrin rivalit historik të madrilenëve

Sadik.Autor

SEZONI NIS ME ZJARR PËR KUKËSIN/ Trajneri Duro “mesazh” Gjicit: Kam afruar vetëm Xhikën, ndërsa…

Delo.autor

Leave a Comment