Futboll Ndeshjet Live Sport

PRANË TRIUMFIT HISTORIK/ Mbyllet pjesa e parë në Maltë, KOSOVA dominon (VIDEO)

Kosova është e para e grupi të tretë në Ligën D dhe tashmë ka shanse reale për ta ruajtur këtë pozitë. Do të ishte një hap i madh për futbollin kosovar, që të siguronte vendin e parë dhe të ngjitej në Ligën C, pasi do të rriteshin shanset për ta që shkojnë në Euro2020.

Në Maltë luhet një sfidë shumë e rëndësishme, teksa ekipi i Shaland do të kërkojë maksimumin e pikëve. Nëse sot “dardanët” do të marrin 3 pikë, atëherë do u mjaftonte dhe vetëm 1 pikë në ndeshjen me Azerbajxhanin në Kosovë.

Nëse sot Kosova merr 3 pikët dhe Azerbajxhani nuk fiton me Ishujt Faroe, atëherë që sot do të sigurohej vendi i parë në grup.

Liga e Kombeve, e shtunë, 18:00

Stadiumi “National Stadium, Ta’ Qali”, Liga D

Maltë 0-1 Kosovë
Shënues: Muriqi 15′

Malta: Hog, Karuana, Zerafa, Mbong, Gambin, Shembri, Muskat, Korbolan, Kamileri, Brifa, Z. Muscat

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Aliti, Kollolli, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, Berisha, Muriqi. Trajner: Bernard Shaland.
DIREKT

40’ – Përsëri është binomi Vojvoda-Berisha, teksa këtë herë Valoni godet në portë, por portieri maltez reagon në mënyrë fantastike.

35’ – Mundësi fantastike për Kosovën. Dalje nga e djathta, ku Vojvoda hedh një top në qendër, duke gjetur Valon Berishën, i cili shumë afër portës gabon duke goditur mbi traversë.

15′ – GOL!Një gabim në mbrojtjen e Maltës, gjen Muriqin të vëmendshëm, i cili i vetëm përballë portierit, nuk gabon.

Related posts

KALLAKU NUK BËN EFEKT/ Lokomotiva Zagrebit nuk i ngjan aspak ekipit të sezonit të kaluar

Delo.autor

Zyrtari i TIRANËS ngre në këmbë tifozët: Sot në 8 pa çerek fitojmë derbin, në janar “blejmë”…

Isa.Autor

PLAS tek Zvicra/ Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi. Çdo ndodhë me SHQIPTARËT?

Isa.Autor

Leave a Comment