Futboll La Liga Sport

Barça dhe Sevilla fusin Federatën Spanjolle në një hall të madh

Në Federatën Spanjolle të futbollit ka një tjetër shqetësim të madh përveç kampionatit botëror që po afron. Barcelona dhe Sevilla, dy skuadrat të cilat do të ndeshen për Superkupën e Spanjës e kanë vënë në një siklet të madh drejtuesit e institucionit të futbollit numër 1 në vend.

Ky është një trofe me shumë rëndësi për të dyja ekipet, e megjithatë nuk ka një datë që kjo finale të mund të luhet në periudhën tradicionale. Hyrja e Sevilla-s në Ligën e Evropës do të thotë që ata do të marrin pjesë në paraeliminatoret e këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Barcelona ka nënshkruar marrëveshje ku do të marrë pjesë në miqësore të cilat do t’i sjellin klubit të ardhura shtesë. Të gjitha këto do të thonë një dhimbje koke më shumë për organizatorët, të cilët duhet që të gjejnë një datë për takimin tradicional të nisjes së sezonit të “Supercopa de Espana. Sipas gazetës sportive spanjolle “El Mundo Deportivo” deri tani nuk ka asnjë datë që mund ti leverdisë të dyja klubeve.

Barça dhe Sevilla do të jenë dy skuadrat që do të luftojnë për këtë trofe, pasi blaugranat fituan La Liga-n dhe “Copa del Rey”, duke shkatërruar 5-0 Sevilla, që gjithsesi në mënryë të dhimbshme e fitoi vendin për në finalen e Superkupës.

Në të tillë situatë, Federata Spanjolle ose duhet që të zhvendosë periudhën tradicionale të këtij takimi, ose ta ndryshojë formatin me ndeshje teke dhe jo me vajtje-ardhje.

Sevilla do të luajë në fazën paraeliminatore të Ligës së Evropës e kjo do të thotë që ata do të kenë ndeshje në datat: 26 korrik dhe 2 gusht, 9 dhe 16 gusht, si edhe 20 dhe 20 gusht nëse përparojnë në këtë fazë.La Liga nis më 18 dhe 19 gusht duke lënë si hapësirë kohore të pëlqyeshme nga klubi andaluzian fundjavat e 4/5 gushtit dhe 11/12 gushtit.

Por Barça deri më 4 gusht do të jetë në SHBA, ku ka programuar që të luajë një takim kundër Milanit në San Francisko. Për pasojë, federata ose duhet që ta kthejë në një ndeshje teke këtë trofe, se duhet ta zhvendosë përtej muajit gusht.

Related posts

PREMTIMI QË “NDEZ ËNDRRËN” E TIFOZËVE/ Ivan Gazidis: Së bashku Milanin do ta rikthejmë…

Isa.Autor

“THUMBON” ASHPËR TRAJNERIN ALLEGRI/ Bergomi: Tani do të jetë i detyruar të bëjë trajnerin…

Delo.autor

“LUKAKU? NUK MENDOJ FARE PËR TË”/ Dzeko: Qëndrojmë deri në fund të parët

Delo.autor

Leave a Comment