Bundesliga Futboll Sport

Bayern ”fërkon” duart, hapet rruga për transferimin e super-talentit

Hamburger SV për herë të parë lë Bundesliga-n dhe tani nuk kanë më as me çfarë të krenohen. Tifozët i vunë flakën stadiumit pas një situate të paralajmëruar dhe që pritej nga viti në vit. Por me rëndësi është e ardhmja dhe klubet e tjera janë vënë në ndjekje të lojtarëve kryesorë të këtij ekipi. Jann-Fiete Arp është ai që kërkohet me ngulm dhe në të shkuarën emri i tij është lidhur me kampionët e Bayern Munchen.

Sulmuesi 18-vjeçar, tashmë që Hamburger SV do të luajë në Bundesliga 2, është me valixhe në duar. Bavarezët i duan gjithmonë më të mirët në Gjermani dhe sulmuesi është me të vërtetë premtues. Ishte bërë e ditur që rreth një muaj më parë, se nëse skuadra e Mavrajt bie nga Bundesliga, atëherë Arp do të merrte rrugën drejt Munich. Futbollisiti i talentuar, së bashku me Filip Kostic, janë ndër ata lojtarë që mund t’i sigurojnë të ardhura Hamburger SV.

Jann-Fiete Arp është pjesë e moshave të Gjermanisë. Me ekipin e 17-vjeçarëve ai numëron 15 gola, ndërkohë që këtë sezon është aktivizuar me ekipin e parë dhe me të rinjtë e Hamburger SV. Me bashkëmoshatarët e tij ka shkuar te goli 7 herë në 5 ndeshje, ndërkohë që në Bundesliga ka shënuar dy gola. Nga 18 ndeshje të luajtura 8 i ka nisur si titullar dhe tanimë Bayern Munchen ka mundësinë ta marrë sulmuesin.

Për këtë ata do të shfrytëzojnë edhe raportin që drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic ka me konsulentin e Arp-it, Jürgen Milewski. Por për sulmuesin ka konkurrencë dhe në Angli Tottenham-i është skuadra që ngulmon më shumë për talentin gjerman. Tani pritet të nisë sulmi për të përfituar shërbimet e lojtarit të Hamburger SV dhe e gjitha mund të kthehet në një ankand. Cilësitë e Arp janë të padiskutueshme, ndaj mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë garën për të përfituar shërbimet e tij.

Related posts

Brazili tifo për Islandën: Birrë falas për vikingët nëse mundin Argjentinën

Sadik.Autor

SONDAZHI/ The Guardian: Messi futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017

Q.Autor

U SHPALLËN KAMPIONË TË ITALISË/ Lautaro Martinez dhe Lukaku, njëzëri: Kështu e fituam titullin

Delo.autor

Leave a Comment