Bundesliga Futboll Sport

Bayern Munich nuk ndalet, vazhdon me fitore në Bundesligë (VIDEO)

Bayern Munich, i cili vjen nga eliminimi nga Liga e Kampionëve në mesjavë, e ka vazhduar serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane duke e mposhtur Kolnin në udhëtim.
Skuadra e Jupp Heynckes fitoi me përmbysje 3-1 duke e shënuar fitoren e gjashtë më radhë në top ligën gjermane.

Gjërat nisen keq për kampionin, i cili gjeti veten në disavantazh pas autogolit të qendërmbrojtësit Sule pas 30 minutave lojë.

Bayerni u fut me tjetër qasje në pjesë të dytë duke e përmbysur skuadrën vendase. Për dy minuta, Bayerni e përmbysi Kolnin, kur së pari James Rodriguez dhe më pas Robert Lewandowski shënuan për 2-1.

Fitoren e Bayernit e vulosi mesfushori Tolisso rreth 12 minuta para fundit.

Kampioni tani ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Koln mbetet e fundit me 22.

 

Related posts

JO VETËM BOMBER TEK TOTTENHAM/ Mourinho e bën Harry Kane edhe mjeshtër të…

Delo.autor

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

Po vjen “El Classico”! Këto janë dhjetë arsyet pse nuk duhet ta humbisni

Sadik.Autor

Leave a Comment