Futboll Sport

MERKATO E LIVERPOOL/ The Reds pas mesfushorit të La Liga

Liverpool kërkon përforcime për mesfushën. The Reds kanë identifikuar Martín Zubimendin, lojarin e Real Sociedad, si një përforcim të mundshëm.

Klubi anglez është gati të futet në tratativa, por problem më vete do jetë kostoja e operacionit, pasi spanjollët nuk heqin dorë lehtë nga shërbimet e Zubimendit. Ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh (60 milionë euro), shifër kjo e konsiderueshme.

Liverpool shpreson se nëpërmjet negociatave do të mund të gjejë ndonjë marrëveshje, por situata mbetet komplekse. Zubimendit do i pëlqente një kalim në Premier League, çka mund të jetë diçka e rëndësishme gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Hakmarrja e PSG-së me Real Madrid, francezët bisedime me Benzema

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

Barcelona, Coutinho: Iniesta është një gjeni

Q.Autor

Leave a Comment