Futboll Sport

ZYRTARE/ Iku nga Partizani, Ergys Kaçe rikthehet në Greqi te klubi i Ligës së Dytë

Ergys Kaçe është lojtari i ri i skuadrës së Verias, ekip që militon në Ligën e Dytë greke.

Mesfushori i cili u largua nga Partizani ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën helene.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Verias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit shqiptar.

Më parë Kaçe përveç Partizanit është aktivizuar edhe me fanellat e Arisit të Selanikut, PAOK-ut, AE Larisa, Panathinaikos, Viktoria Plzen.

Related posts

STATISTIKAT FANTASTIKE/ Penallti e fituar dhe asist spektakolar, Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ DINAMO TBILIS/ Egbo: Shanse të barabarta, do të futemi në fushë për të fituar

Delo.autor

MILIK ME PROBLEME FIZIKE? Roma reagon ashpër mbi aludimet për kontrollet mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment