Futboll Seria A Sport

Beloti ëndërron numrin shtatë, Milani gati për sforcon e fundit

Kohë bilancesh te Milani. Në fillim mbledhja e aksionerëve, më pas Jonghong Li që mund të ketë gjetur paratë për të shlyer borxhin ndaj Eliot. Teksa ekonomistët mendojnë për financat kuqezi, në klub ka nisur planifikimi i sezonit të ri. Përpara një jave, administratori Fasone së bashku me drejtorin Mirabeli patën një takim me Xhenaro Gatuzon. Sipas asaj që u tha, trajneri i “Djallit” kishte bërë tri kërkesa për merkato, ku kishte kërkuar specifikisht një pykë, një sulmues krahu dhe një mesfushor. Teksa takimi është lënë pas krahëve, në mediat italiane kanë filluar të dalin zërat e parë mbi tematikat e diskutuara dhe emrat e përfolur si përforcime të mundshme.

EMRI– Duke kaluar nga zëvendësi i Frenk Kesit e deri të alternativat për vijën e parë, mësohet se Rino ka kërkuar vetëm një emër në lidhje me rolin e qendërsulmuesit. Identiteti është i qartë: një sulmues i ri, i lëvizshëm, që të ndihmojë manovrën e skuadrës dhe të dërgojë topin në rrjetë. Emri, edhe pse jo i shprehur publikisht, mësohet të jetë ai i Andrea Belotit. Sulmuesi i Torinos nuk ka zhvilluar këtë vit kampionatin e tij më të mirë, por sidoqoftë mbetet një pasuri e futbollit italian. Me 12 gola të shënuar në total vetëm nëntë i përkasin Serisë A, teksa tre të tjerë i ka realizuar në Kupën e Italisë. Për ecurinë e tij, e cila nuk ka respektuar pritshmëritë, Beloti ka justifikimin e një dëmtimi, i cili e mbajti larg fushave për disa javë dhe njëkohësisht i kushtëzoi rigjetjen e formës.

KLAUZOLA- Të gjithë faktorët e mësipërm nuk pengojnë Gatuzon që ta ketë “Gallo”-n si emrin kryesor për sulmuesin ideal. Milani mund të arrijë të shpenzojë deri në 50 milionë euro, teksa Torino e ka blinduar lojtarin me një klauzolë 100 milionë euroshe. Dëshira e lojtarit që ka ëndërr fanellën me numër shtatë kuqezi (ka pasur idhull Shevçenkon) dhe vlefshmëria kluazolës vetëm për klubet e huaja lehtësojnë manovrën e Milanit, që ofensivën do ta kryejë gjatë verës së ardhshme.

Related posts

U PEZULLUA PËR DOPING/ Mesfushori FRANCEZ shumë pranë klubit ANGLEZ

Isa.Autor

PAS NDËRHYRJES/ Ja çfarë do të bëjë Sami Khedira pasi shfaqi probleme me zemrën

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Standard, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment