Futboll La Liga Sport

Benzema ikën nga Real, por kush do ta zëvendësojë?

Karim Benzema është praktikisht jashtë Real Madrid-it për sezonin e ardhshëm. Sezoni i tij ka qenë i dobët dhe dy golat e shënuar ndaj Bayern në Champions League nuk kanë mjaftuar për ta shpëtuar. Në kampionat, 5 gola në 32 ndeshje janë trguesi i qartë i nivelit të francezit.

Perez dhe drejtuesit e tjerë të klubit e kanë vendosur që do ta shesin dhe ofertat nuk mungojnë. Sipas medieve spanjolle, Parisë SG është i gatshëm të blejë sulmuesin francez, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri Thomas Tuchel. Pavarësisht se si do të përfundojë historia e Neymar, Tuchel është i qartë për largimin e Cavani-t dhe dëshiron të krijojë një “tredhëmbësh” me Neymar-Benzema-Mbappe. Kjo është edhe dëshira e presidentit Al-Khelaifi, të cilit i pëlqen shumë sakrifica për skuadrën që bën Benzema.

Por nëse ikën sulmuesi francez, për të cilin parizienët janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë Euro, kush do të jetë sulmuesi kryesor për sezonin e ardhshëm në “Bernabeu”?

Emri kryesor që qarkullon në Madrid është vetëm një: Mauro Icardi. Sulmuesi sapo ka mbyllur sezonin me Inter-in ku u shpall golshënuesi më i mirë i sezonit, por nga ana tjetër nuk është grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës për në Kupën e Botës. Për këtë arsye ai do të ishte  gatshëm të ndryshonte ambient dhe të hidhte hapin e madh nga Interi te Real Madrid, edhe pse zikaltrit arritën të kualifikohen për në Kupën e Botës.

Ai do të ishte numri 9 ideal për skuadrën e Zidane, dhe mund të luante shumë mirë përkrah Ronaldo-s në rreshtimin 4-4-2 të preferuar nga trajneri francez, por gjithashtu do të përshtatej në një rreshtim tresh në sulm. Mbërritja e Icardi-t te Reali me siguri do të ishte një tjetër sfidë kundrejt Leo Messi-t, i cili përflitet si njeriu që ka ndikuar te trajneri i Argjentinës për të mos e grumbulluar sulmuesin.

Por nuk mbaron me kaq. Perez duket se ka përpluar edhe një listë me emra të tjerë që mund të përfshihen në skuadër për sezonin e ri. i pari është David de Gea i Manchester United. Portieri spanjoll sipas të gjitha zërave në qarkullim është i gatshëm të largohet nga Anglia dhe për të mbyllur marrëveshjen vetë Perez po diskuton me drejtuesit e klubit britanik, për të dhënë njoftimin zyrtar pas finales së të shtunës dhe para nisjes së përgatitjeve për Kupën e Botës. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Gareth Bale, plus 80 milionë Euro. Shifra të çmendura.

Një emër i fundit që ka dalë në qarkullim është edhe ai i mbrojtësit të Paris SG Marquinho-s. Perez kërkon një përforcim në këtë repart për të vendosur në zemër të prapavijës bashkë me Sergio Ramos. i preferuari i Perez Leonardo Bonucci nuk largohet nga Milani, ndërsa Varane nuk e bind presidentin. Sigurisht ëndrra mbetet Samuel Umtiti i cili ka një klauzolë në kontratën me Barcelona-n me vlerë 60 milionë Euro. Shifra është e pranueshme për Perez, por pritet si do të jetë vullneti i lojtarit.

Related posts

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

PAS GODITJES SË FUNDIT ME LUKAKUN/ “Rilind” Interi i trajnerit Conte, ja formacioni për sezonin e ri

Delo.autor

ROMA-JUVENTUS/ Kumbulla pritet titullar, “Zonja e Vjetër” rigjen Chiellinin. Formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment