Futboll Sport

Bilancet e sezonit, Skënderbeu me sukses të trefishtë. Tani luhet për Kupën e “munguar”

Një javë nga fundi i sezonit, Skënderbeu është duke bërë bilancin e këtij viti. Një vit i suksesshëm më së shumti për të tria kompeticionet ku bardhekuqtë merrnin pjesë. Gjithçka nisi më së miri me Europën, atje ku Skënderbeu arriti të kalojë katër ture eliminatore si askush ekip tjetër shqiptar në një kompeticion europian dhe duke barazuar rekordin e Makabit që së bashku me korçarët shkruan historinë, duke hyrë në grupe, pasi kanë nisur nga turi i parë kualifikues.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, por për të mos folur më pas edhe për pretendimet për të kaluar në fazën tjetër si të renditurit të dytët në grup, ëndërr që Skënderbeu i shkoi pranë, duke qenë në garë deri në ndeshjen e parafundit në grup. Sigurisht që emocionet ishin të mëdha dhe u rritën më shumë me rikthimin e titullit kampion në Korçë pas një viti mungesë.

Skënderbeu siguron titullin e tetë të historisë. Tashmë me festën në horizont pritet me padurim edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, atje ku bardhekuqtë do të kërkojnë që të marrin për herë të parë të historisë këtë trofe.

Related posts

NOTAT/ “Lanë duart” me Evropën, Strakosha pa faj, Hysaj vështron Uribe

Delo.autor

BESA “pazar” në Kosovë, synime madhore për sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

BATUTA PAFUND MES VETERANËVE “KUQEZI”/ Rraklli ngacmon Duron: A e gjete numrin e fanellës? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment