Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË I LUMTUR NË MADRID/ Mediat zbulojnë të ardhmen e MARCELOS

Pas Cristiano Ronaldos, edhe Marcelo Vieira flitet se do të firmosë me Juventus. Mbrojtësi brazilian thuhet se është sugjeruar nga Ronaldo tek gjigantët e Serie A. 30-vjeçari nuk është i lumtur te Reali dhe merkaton e ardhshme dëshiron që të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, në Itali, mediat shkruajnë se braziliani do t’i bashkohet shokut të tij, CR7-ës në “Allianz Stadium”.

“Tuttosport”, shkruan se mbrojtësi i “Los Blancos” do të firmosë me “Zonjën e Vjetër” për 50 milionë euro. Një shumë më e ulët se klauzola që Reali i ka vendosur Marcelos, që është 200 milionë euro.

Marcelo është pjesë e 13 herë kampionëve të Champions League që nga 2006-ta deri më sot, për 12 sezone rresht. 30-vjeçari ka zhvilluar në total 322 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola. Ndërkohë me kombëtaren braziliane ka regjistruar 58 ndeshje.

Related posts

Liverpool dhe PSG  në garë për yllin e Interit

Sadik.Autor

“TIRANA ISHTE DËSHPËRUESE…”/ Duro: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen

F.autor

“NUK E DIMË AKOMA”/ Valverde alarmon Barçan: Messi ka një problem…

Delo.autor

Leave a Comment