Futboll Sport

Boca Juniors fiton titullin, Tevez kërkon falje

Mungonte një pikë, që ka ardhur në La Plata, kundër Gimnasia-s. Boca Juniors ka fituar titullin e dytë radhazi në kampionatin argjentinas. Skuadra ka festuar në La Plata, teksa tifozët ishin mbledhur në “Bombonera”, ku festimet kanë qenë më të nxehta.

Protagonistët e fillimit shumë të mirë të sezonit kanë qenë Fernando Gago dhe Dario Benedetto, por dëmtimet e këtyre të dyve kanë ngadalësuar vrapin e verdhebluve. “Faleminderit shumë për mbështetjen dhe më falni”.

Kështu, ky titull do të kalojë në arkiv si titulli i Cristian Pavon, lojtarë i datëlindjes 1996, autor i 6 golave, por dominues në kategorinë e asisteve. Paraqitjet e tij e kanë bindur Sampaoli-n ta marrë në Rusi dhe shumë shpejt pritet të zhvillohet një ankand në merkaton për të.

Boca e ka mbyllur kampionatin me 18 fitore, 3 barazime, 5 humbje; nuk ka pësuar gol në 11 ndeshje dhe kryeson renditjen prej 514 ditësh. Ky ka qenë kampionati i 33-të i fituar në Argjentinë dhe i 67-i në total për verdheblutë.

Related posts

KATAR 2022/ Teknologjia e re i shtohet futbollit, ja risia për arbitrat që do të përdoret në Botëror…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 1-4

Delo.autor

Ndahet nga jeta kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Sadik.Autor

Leave a Comment