Futboll Premier League Sport

Botërori 2018/ Joe Hart pëson një zhgënjim të madh nga trajneri Southgate

Portieri i Manchester City-t Joe Hart nuk do të grumbullohet me kombëtaren angleze të futbollit për kampionatin botëror Rusi 2018. Gardiani nuk ia ka mbushur mendjen trajnerit Gareth Southgate se mund të bëjë mirë në përfaqësuese, e për këtë arsye do të qëndrojë në shtëpi. Kjo është një goditje e rëndësi për 31 vjeçarin, i cili shpresonte të paktën që të përdorej si portieri i tretë në listën prej 23 futbollistësh.

Portieri i parë i Anglisë është Jordan Pickford dhe i dyti Jack Butland. Sipas “Daily Mail”, ka pasur një takim midis Hart dhe Southgate, e ky i fundit ia ka thënë në sy se nuk do ta marrë me vete. Kjo do të thotë një fund pa shumë lavdi në kombëtare për 31 vjeçarin, i cili fitoi titullin kampione me “Qytetarët” në një sezon ku skuadra theu 12 rekorde në vend.

Tekniku i “Tre Luanëve” do të thërrasë gardianin e Burnley-t, Nick Pope. Më parë, Southgate kishte në plan ta përfshinte Hart-in në listën e të grumbulluarve, por ai ka ndryshuar mendje së fundmi.

Related posts

Lamtumirë Barcelona, Aleix Vidal drejt Interit në Serie A

Sadik.Autor

TURQIA “HARRON” KORONAVIRUSIN/ Komiteti shkencor përcakton datën e rifillimit të sezonit! Por, me një kusht

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Kampioni i Botës surprizon me klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment