Futboll Sport

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Një nga figurat më të njohura të botës së futbollit në Itali, Ricciardo Ferri mendon se rivali më i vështirë për t’u mundur në botërorin e Rusisë është Gjermania. Ish mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares së Italisë gjykon se kjo Kupë Bote është shansi i fundit për Lionel Messi-n. Por kombëtare që duhen pasur kujdes janë edhe Spanja dhe Italia. Në fund, Ferri ka një mesazh për drejtuesit e futbollit italian: “Besoni te Mancini dhe ndihmojeni sa më shumë atë”.

Rusi 2018, cilat janë kombëtaret favorite sipas jush?

Historia flet qartë. Gjermania do të jetë protagoniste edhe në këtë botëror. Unë pres një rikthim të Francës dhe të Spanjës e më pak te Brazilit dhe Argjentinës. Pastaj, gjithnjë do të ketë edhe surpriza.

Cila është kombëtarja që mund të befasojë?

Po them Belgjika, Kroacia që mund të befasojnë të mëdhatë. Por më ngjall kuriozitet Kosta Rika, shtoj edhe Kolumbinë dhe Egjiptin. Sa i përket afeksionit për Petkovic dhe Manicone shpresoj që Zvicra të bëjë një botëror të bukur. Dhe të mos harrojmë Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s.

Thatë Egjipt dhe në mendje të vjen menjëherë Salah..

Salah-un kam qejf ta shikoj në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Do të më pëlqente që ta shikoja protagonist, por gjithçka do të varet nga ndihma që do t’i japë skuadra e tij. Dua shumë që ta përsëritë veten, sepse vjen nga një vit i jashtëzakonshëm. Pastaj të luash mirë në botëror është diçka me rëndësi edhe në aspektin mendor. Nëse luan mirë në këtë kompeticion, kjo ndikon në vazhdim.

Ju përmendet Argjentinën mes favoriteve. A ka ardhur më në fund momenti i Messi-t?

Messi duhet të kthehet protagonist. Humbi një rast të mirë në finalen e Brazilit 2014, por tani ai duhet që të ndezë reflektorët edhe mbi veten e vet. I mungon vetëm kurorëzimi me kombëtaren. Me Argjentinën ka humbur shumë finale në Kupën e Botës dhe në Kupën e Amerikës Latine. Është i vetmi që i afrohet Maradona-s, edhe pse krahasimet janë të parakohshme.

Një mendim të fundit për Roberto Mancini-n, trajnerin ri të kombëtares së Italisë…

Në kemi një grup në whatsapp i përbërë nga lojtarë të Italisë 90 dhe e uruam atë. Ai është një trajner shumë i zoti, por duhet mbështetur. Pa mbështetje gjithçka bëhet më e vështirë. Mancini është shumë i zoti, por t’i japim material që të ketë në dispozicion. Kombëtarja e 2006-ës kishte një grup lojtarësh me eksperiencë ndërkombëtare, ashtu si edhe ajo e 1990-ës. Pra ta ndihmojmë Mancini-n, kam besim se do të bëjë mirë.

Related posts

Arsenal “gjen” pasardhësin e Arsen Venger, trajneri italian shumë parë “topçinjve”

Sadik.Autor

YLLI BRAZILIAN DËSHIRON KALIMIN TEK BARCELONA/ Bartomeu: Neymar është një lojtar…

Delo.autor

UEFA RRIT SHPËRBLIMET/ Festë për klubet shqiptare, ja sa përfitojnë në kupat e Europës…

Delo.autor

Leave a Comment