Futboll Sport UEFA

Botërori i klubeve, Ceferin përplaset me Infantinon

Ka shkaktuar revoltë tek Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, tentativa e FIFA-s për të sjellë reformë në Botërorin e Klubeve. 50-vjeçari ka reaguar i irrituar ndaj veprimeve të fundit të ndërmarra nga presidenti i qeverisë së futbollit botëror, që është këshilluar vetëm më disa entitete të futbollit, më saktësisht disa klube të mëdha, për të diskutuar mbi reformat dhe projektin e krijimit të një lige të re të Kombeve.

“Nuk ka ndodhur kurrë që UEFA të riorganizojë takime me vetëm 7 Federata apo klube për të diskutuar me to, çështje që i përkasin gjithë futbollit europian”, citohet Ceferin në të përditshmen gjermane ‘Kicker’.Sipas 50 vjecarit futbolli nuk është në shitje dhe aq më pak në pronësi të FIFA-s.

Siç raporton prestigjiozja New York Times, në të vërtetë mbledhja e FIFA-s mbi këtë çështje është zhvilluar gjatë kësaj javë me përfaqësues të Real Madridit, Barcelonës, Juventusit, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Bayern Mynich.

“Zakonisht rregullat, protokolli parashikon që negociatat të zhvillohen mes të gjitha palëve të interesuara dhe në këtë pikë unë jam në dijeni se të paktën tre prej 7 klubeve nuk vijnë në dakordësi me projektin e ri që FIFA kërkon të ndërmarrë. Si një organ qeverisës, FIFA duhet ta respektojë më shumë hierarkinë e piramidës, sistemin e futbollit në tërësi, si dhe Federatat e ndryshme. Askush nuk e zotëron futbollin, as Presidenti i FIFA-s dhe as i UEFA-s e as presidenti i ndonjë klubi”, shprehet kreu i UEFA-s. Revolta e Ceferin mbyllet me fjalët se futbolli nuk është në shitje, duke lënë të kuptohet se veprimet e ndërmarra nga Infantino, cënojnë sistemin.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT HOLANDEZ/ E konsideronin talent, Koeman i tregon derën të riut

Delo.autor

Kukësi humbi ndaj Flamurtarit/ Cungu: Nuk mund të luash në një fushë PATATESH

Isa.Autor

NDRYSHIME FORMATI PËR TË ARDHMEN/ Presidenti Ceferin jep lajmin, ja si do të ndryshojë Champions nga viti 2024

Delo.autor

Leave a Comment