Basketball Sport

Tirana-Teuta, nesër akti final për të nxjerrë ekipin kampion

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të luhet nesër pasdite, ora 17:00, finalja e pestë dhe e fundit e play off-it në basketboll për meshkuj midis Tiranës dhe Teutës, ndeshje që do të nxjerrë ekipin kampion për sezonin sportive 2017-2018. Barazim 2-2 me ndeshje deri më tani, emocione dhe rivalitet në 4 përballjet e para, ku nuk kanë munguar edhe surpriza. Deri më tani faktori fushë nuk ka qenë shumë vendimtar, pasi ekipet kanë fituar si në fushën e tyre ashtu dhe jashtë saj, ndaj edhe nesër pritet një përballje e fortë, ku edhe tifozët priten të jenë të shumtë.

Tirana është kampione në fuqi, do të luajë në fushën e saj, por Teuta ka treguar se është rivale e denjë. Barazim 2-2 me ndeshje finale, por barazim 1-1 edhe me trofetë e fituar këtë sezon, me bardheblutë që kanë fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa durrsakët kanë “rrëmbyer” Superkupën, ndaj sfida e nesërme do të jetë mjaft e fortë. Ndaj dhe sfida e pestë finale nuk ka favoritë, të dyja skuadrat synojnë fitoren dhe në fund do të ngrejë trofeun ekipi që do të gabojë më parë. Kjo përballje e pestë finale do të mund ta shihni “live” në ekranin e “TELESPORT”.

Basketboll – Meshkuj, finale play off

Finale 1, Tirana – Teuta, 73-76

Finale 2, Teuta – Tirana, 71-74

Finale 3, Tirana – Teuta, 76-74

Finale 4, Teuta – Tirana, 73-83

Finale 5, Tirana – Teuta, ora 17:00 (Asllan Rusi)

Related posts

NBA/ Parashikimet: Ja kush fiton trofeun MVP dhe titullin kampion

Delo.autor

MIHAJLOVIC FALENDERON LEAON/ Dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh e paguan talenti i Milanit!

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Ngec rinovimi me liderin e mesfushës së Interit, zikaltërit tentojnë ta joshin me miliona

Delo.autor

Leave a Comment