Futboll Sport

10 bomberat më të saktë para porte në Evropë

Kryegolashënues. Bombera. Të pagabueshëm përpara porte. Por ka lojtarë që janë më të ftohtë krahasuar me të tjerët. Klasifikimi i realizueshmërisë mes gjuajtjeve në portë dhe golave të shënuar dhuron surpriza të ndryshme. Ky është klasifikimi nga vendi i dhjetë në të parin në Evropë. Bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit të Messi-t, apo Cristiano Ronaldo-s. Me që ra fjala te portugezi, është e vërtetë që ai shënon shumë, por është më pak i sakti para porte nga 10 kryegolashënuesit e kampionateve evropiane. Portugezi ka nevojë për 6.85 gjuajtje në portë që të mund të gjejë rrugën e golit. 26 gola në 178 tentativa.

  1. Harry Kane

Sulmuesi i Tottenham-it Harry Kane ka realizuar 30 gola, por i janë dashur 6.13 gola për të gjetur rrugën e golit

  1. Lionel Messi

“Pleshti” ka shënuar shumë, por edhe provuar shumë drejt portës. Në këtë vit futbollistik realizoi 34 gola, por me realizueshmëri 17.3%, pra 197 tentativa. Argjentinasi shënon 1 gol për 5.79 gjuajtje.

7.Luis Suarez

Suarez ka realizuar 25 gola në 121 tentativa. Përqindja e realizueshmërisë është 20.7%.

6.Muhamed Salah

Salah ka shënuar 32 gola në 36 takime. Atij i duhen 4.5 gjuajtje për një gol, 22.2% përqindja e realizueshmërisë.

5.Robert Lewandowski

Sulmuesit të Bayern-it i duhen 4.38 gjuajtje për një gol, përqindja e realizueshmërisë 22.3%

  1. Jonas

Jonas ka shënuar më shumë se Messi. Por në botëror nuk do të jetë. Ka realizuar 34 gola, ku për një rrjetë ka tentuar 3.91 herë.

  1. Ciro Immobile

Ciro Immobile ka një shënjestër më të mirë se shumë yje botërorë. Realizon gol në çdo 3.79 gjuajtje. Përqindja e realizueshmërisë 26&.

  1. Edinson Cavani

“El Matador” ka realizuar 25 gola nga 105 gjuajtje në portë. Përqindja e realizueshmërisë 26,7%. Uruguaiani shënon gol çdo 3.75 gjuajtje

1.Mauro Icardi

Por snajperi i vërtetë para portës quhet Mauro Icardi.

29 gola në 101 gjuajtje, pra 1 gol në çdo 3.5 gjuajtje. Asnjë si kapiteni i Interit.

Related posts

Hazard: Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë

Q.Autor

Lamtumirë Bayern Munich, Vidal kthehet në Serie A?

Sadik.Autor

RONALDO LË TORINON PËR…/ Ja “dënimi” që e pret portugezin në Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment