Futboll Premier League Sport

Burnley në Europë, lokali ndryshon emrin dhe i ofron birra falas trajnerit për tërë jetën

Skuadra e Burnley ka arritur një kualifikim historik në kupat e Europës, pasi sezonin e ardhshëm 2018-2019 do të luajë në Europa League. Për herë në 50 vjet histori, skuadra nga Lancashire nuk ishte ngjitur kaq larg në Premier League, duke e mbyllur sezonin në vendin e shtatë. Kjo edhe për meritë të trajnerin Sean Dyche, që pasi arriti këtë rezultat fantastik ka marrë një dhuratë po kaq të veçanrë. Një lokal në këtë qytet do të mbajë emrin e tij.

Lokali, ndër më të famshmit në zonë, dikur quhej “The Princess Royal”, por pas këtij rezultati fantastik që arriti skuadra e Burnely këtë sezon në premier League do të quhet “The Royal Dyche”. Gjithçka nisi si një shaka, tregon për “The Sun” pronari i lokalit: “Vumë jashtë lokalit një tabelë me emrin e ri, duke i premtuar trajnerit se nëse do të qëndronim në Premier League, do të pinte birra gratis tek ne tërë jetën”. Burnely jo vetëm që shpëtoi, por u kualifikua edhe për në Europa League.

Related posts

MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë

Delo.autor

“ËSHTË ENDE SHUMË…”/ Real Madridi gjen zëvendësuesin e Sergio RAMOS, mbrojtësi kushton 50 milionë euro

F.autor

LAJM I KEQ PËR FUTBOLLIN E TË RINJVE/ FIFA merr vendimin, anulon Botërorin për shkak të koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment