Futboll Sport

Bushiç: Në 14 vite karrierë, s’kam parë kurrë si këto arbitra. Ja pse luajta me numrin 5 ndaj Laçit

Të dënuar për të luaj tur ndeshjet jashtë, vlonjatët nuk po gjejnë më qetësi nga arbitrimi. Moviola e përballjes me Laçin rendit të paktën dy penallti të padhëna. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni i Flamurtarit tregon habinë e tij se si mund të ndodhin të tilla gjëra. “Nuk e kuptoj çfarë ndodh? Nuk di pse vendosin arbitrat”, nis fjalën e tij kroati Tomislav Bushiç që e krahason me karrierën.

Ndeshje larg Vlorës dhe një javë e trazuar…

Është e çuditshme të luash si pritës, por larg qytetit tënd. Aq më tepër kur kemi kushte të shkëlqyera në një nga stadiumet më të mira. Megjithatë, ndeshja ishte deri-diku e mirë dhe jam mërzitur që nuk morëm 3 pikët. Megjithatë, nuk ishte gjithçka në dorën tonë. E pa e gjithë Shqipëria se kush e vendosi ndeshjen. Për fat të keq, jo vetëm këtë… Nuk e di si është e mundur kjo!? Mund të kemi gabimet tona, por arbitrat po na vrasin.

Çfarë bënë arbitrat?

Dy apo tre penallti që nuk na i japin… Pra, kanë bërë mjaftueshëm…

Jeni kapiten, a folët me arbitrat për ndonjë pretendim?

Çfarë mund t’u them, kur kryesori më thotë se “dora ishte në pozicion natyral”, edhe kur shihet qartësisht që jo. I referohem rastit të fundit. Me atë lëvizje, ai justifikoi Gjonin si pozicion natyral të dorës. Vetëm nëse Gjoni do të ishte portieri, do pranohej.

Si ishte atmosfera përpara dhe gjatë takimit pas javës që kaluat?

Në skuadër kishim atmosferë të mirë, pavarësisht të gjithave. Ishim përgatitur fort për këtë takim, por nuk është e lehtë të luash kur çdo prekje që bëjnë lojtarët tanë, vërshëllehet si faull. Apo në çdo duel të fortë, e drejta i jepet gjithmonë kundërshtarit.

Si kapiten, çfarë u thatë shokëve të ekipit?

Do mundohemi të marrim maksimumin në tri ndeshjet e mbetura. Më vjen shumë keq për lojtarët, sakrificat e tyre që po i çojnë dëm dhe sidomos për tifozët. Në 14 vite që kam luajtur në futboll profesionist, nuk kam parë diçka të tillë me arbitrat. Thjesht, lojtarët se meritojnë këtë që po na bëjnë.

Po drejtuesit, referuar edhe ngjarjeve pas Vllaznisë?

Nuk e di çfarë ndodh në atë pjesë… Për ndeshjen me Vllazninë u futa menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe nuk pashë gjë.

Pse e ndryshuat numrin në këtë ndeshje, luajtët me 5- ën në fanellë?

Nuk kisha fanellë me numrin tim. Ishte harruar dhe nuk kisha të tillë.

Related posts

HOLANDË-ANGLI/ Të dy EKIPET synojnë FINALEN, HEDHIN në fushë “ARTILERINË” e rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDRYSHIME NË MBROJTJE/ Ja plani i Partizanit kundër Erzenit

F.autor

Ronaldo, sportisti më i famshëm në tokë, LeBron James dhe Leo Messi janë pas tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment