Futboll Sport

Kukësi më stadium të ri? Ka vetëm një mënyrë!

Kukësi kërkon të ndërtojë stadiumin e ri, por për këtë duhet edhe mbështetja e Bashkisë Kukës. Deri më tani presidenti Safet Gjici e ka financuar i vetëm klubin e Kukësit, madje për të luajtur ndeshjet në stadiumin “Zeqir Ymeri” paguan edhe qira. Duket anormale dhe në fakt është, por kështu ndodh. Numri një i klubit verilindor është shprehur më parë se në bashkëpunim me FSHF-në dhe qeverinë kërkon të ndërtojë stadiumin e ri dhe për këtë është bërë edhe një projekt-ide.

Gjithsesi, për ta bërë diçka të tillë i duhet “OK”-i i Bashkisë Kukës, si pronare e stadiumit “Zeqir Ymeri”. Në të nuk mund të bëhet asnjë investim në të pa marrë leje, çka u hap probleme verilindorëve, të cilët kanë dëshirën e mirë që sezonin e ardhshëm të paktën stadiumi të ketë një tjetër fushë, pasi në kushtet aktuale të luash futboll aty është një sakrificë më vete. Praktikisht për momentin po luhet në beton.

ZGJIDHJA – Safet Gjici e dinë të gjithë që është i përfshirë në politikë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte alternativë për votuesit nën logon e Partisë Socialiste, forcë politike në qeverisje. Me kryebashkiakun Bashkim Shehu “përplasja” më e madhe vjen edhe prej kaheve politike ku ai dhe Gjici aderojnë.  Kreu i klubit të Kukësit nuk ia doli të bëhej deputet, por në zgjedhjet e ardhshme ka ndërmend të bëhet i pari i qytetit.

Që tani kanë nisur të qarkullojnë fjalët e para për një kandidimin të presidentit të FK Kukësit për në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo mund t’i jepte një tjetër drejtim zhvillimit të sportit në qytetin verilindor, që sigurisht ka probleme të tjera më madhore. Nëse qytetarët do ta votojnë, atëherë edhe rruga për stadiumin e ri do të hapet. Për momentin gjithçka është në ajër dhe për sezonin e ri Kukësi duhet të gjejë një zgjidhje për fushën. Kjo është urgjente…

Related posts

TOKIO 2020/ Shqipëria sot me sytë nga Briken Calja, shtangisti: Do të luftoj me gjak

Delo.autor

POLEMIKAT PAS “TOPIT TË ARTË” 2021/ Zbulohen shtetet që i dhanë fitoren Messit, ja si votoi Shqipëria

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Tottenham. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment