Futboll La Liga Sport

Buzëqesh Real Madridi, belgu i thotë Chelsea se dëshiron të largohet falas

Thibaut Courtois ka vendosur të bashkohet me Real Madridin në merkaton e vitit të ardhshëm si një transferim i lirë pas informimit nga Chelsea, se belgu ka vendosur të mos nënshkruajë një kontrate të re në “Stamford Bridge”. 25-vjeçari ka familjen dhe vajzën e tij në klubin kryesor të Spanjës.

Ai kaloi tre sezone në Atletico Madrid në huazim, përpara se të kthehej në klubin e tij mëmë, Chelsea në vitin 2014. Besohet se Courtois është i çmendur për t’u kthyer në Madrid dhe dëshiron me patjetër të bashkohet me “Los Blancos”, pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Portieri belg disa herë e ka shfaqur dëshirën e tij për t’u kthyer në Madrid dhe duket se ëndrra e tij mund të finalizohet që këtë sezon, me blutë që nuk duan ta humbasin me parametër zero lojtarin vitin e ardhshëm.

“Courtois i ka thënë Chelsea-t, se ai është i gatshëm të vazhdojë për një vit tjetër dhe të bashkohet me Real Madridin si një transferim i lirë. Chelsea, duke e ditur këtë, nuk do të ketë asnjë zgjedhje përveçse të finalizojë transferimin e tij, sepse ai u ka thënë atyre se ai nuk do të rinovojë në asnjë mënyrë.

Ai është i çmendur për të ardhur në Madrid, pasi ka vajzën e tij atje”, tha José Ramón de la Morena për “The Transistor” të “Onda Cero”. Pra duket se ardhmja e 25-vjeçarit është në “Santiago Bernabue”, me drejtuesit e “Los Blancos”, që kërkojnë një portier të denjë për të zëvendësuar Keylor Navas, i cili pavarësisht pritjeve të shkëlqyera kundër Bayern Munchen duket, se nuk gëzon besimin dhe respektin e presidentit Florentino Perez.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kosovë e Shqipëri, dy trena në drejtim të kundërt

Isa.Autor

Fitoi Botërorin/ POGBA organizon SUPERFESTËN në pishinën e VILËS së tij…(FOTO)

Sadik.Autor

GAFA E JAVËS/ Arsenali zhbllokon sfidën ndaj Southampton falë gabimit të portierit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment