Europa League Futboll Sport

Ndeshja jetike për Atletico-n, e pazakontë si Simeone përgatit ekipin kundër Arsenalit

Të enjten në orën 21:05 Atletico Madrid e Diego Simeone-s do të luajë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e “Europa League” kundër Arsenal, në një 90 minutësh që do të përcaktojë shumë për ecurinë e skuadrës këtë sezon.

 

Ndeshja e parë e luajtur në Londër përfundoi me shifrat 1-1, një rezultat tepër pozitiv duke patur parsysh se spanjollët u ndëshkuan me karton të kuq që në minutën e 10-t. Si pasojë edhe Simeone u përjashtua nga gjyqtari për shkak të protestave.

 

Për këtë arsye argjentinasi po e përgatit në detaje ndeshjen e kthimit, aty ku ka varur shpresat e sezonit pasi është mundësia e vetme për të fituar një titull në këtë sezon.

Futbollisti Thomas Partey ka zbuluar një detaj shumë interesant, Simeone në stërvitje ka luajtur me 10 futbollistë, duke e përgatitur ekipin për një episod tjetër si ai në “Emirates”.

Related posts

Chelsea kërkon 80 milionë euro/ Willian dëshiron të bashkohet me klubin spanjoll

Isa.Autor

U duk sikur ishte “VIKTIMË”/ Shikoni se si Mc GREGOR GODET kushëririn e Khabib (VIDEO)

Isa.Autor

Talenti i Juventusit drejt Gjermanisë, e kërkon Eintracht Frankfurt

Sadik.Autor

Leave a Comment