Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Gladiatori refuzon Klopp, motivon Roma-n në prag të ndeshjes me Liverpool

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka thënë me shaka se Russel Crowe do të luajë në mesfushë mbrëmjen e së mërkurës, por tani aktori është kundërpërgjigjur me një “Forca Roma!”

Ujqërit do të ndeshen me skuadrën angleze për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinalen e Champions League dhe kanë një malore të vështirë përpara pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë në Anfield.

BT Sport ka folur me Klopp në prag të ndeshjes duke e pyetur nëse e ka parë ndonjëherë filmin Gladiatori.

“Patjetër, Russel Crowe do të luajë në mesfushë nesër,” ishte përgjigja e gjermanit me humor.

“Aktori australian nuk duket se ka shumë dëshirë ta marrë atë rol, duke zgjedhur atë të tifozët për shkak të miqësisë me Francesco Totti-n.

“Ha, ekipi i gabuar!” përgjigjet Crowe në Twitter. “Forza Roma!”

Aktori australian është një tifoz i madh i futbollit dhe është gjithashtu një mik i ngushtë i legjendës së Juventus Alessandro Del Piero.

Related posts

BELGU BËHET ME “SHTËPI”/ Everton ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Delo.autor

“JAM I BEFASUAR”/ Pirlo flet për përjashtimin e Bonuccit nga Juventus

F.autor

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

Leave a Comment