Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Romës

Jurgen Klopp kërkon që Liverpool të luajë futboll të madh në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League dhe ka zbuluar këshillën e Lucas Leiva.

Të Kuqtë fituan 5-2 në Anfield të mërkurën e kaluar dhe do të zbresin në Olimpico për të mbyllur hesapet.

“Nuk duam të pësojmë gol në fillim të ndeshjes. Duam të jemi sa më të qartë dhe të krijojmë momentet tona,” shprehet trajneri i Liverpool.

“Duhet të luajmë futboll të madh. Nesër, duhet të mbrojmë me gjithçka që kemi dhe të sulmojmë me gjithçka që kemi. Po pres me padurim.

“Është e qartë që të gjithë thonë se duhet të mbrojmë rezultatin, por mendoj se mund të bëhet me gjëra ofensive. Patjetër që duhet të jemi të guximshëm. I gjithë stadiumi do të mbështesë Roma-n. Ashtu siç përdorëm ne Anfield, ashtu do të shfrytëzojë Roma Olimpico-n.

“Por në fund, nëse shkojmë në finale, e kemi merituar. Nëse ata shkojnë në finale, e kanë merituar. Kaq e thjeshtë është.”

Mesfushori i Lazio-s Lucas Leiva ka deklaruar se do të jetë në Olimpico për të mbështetur ish-ekipin e tij. ai madje i ka dhënë këshilla Jurgen Klopp.

“Shpresoj të na vizitojë në hotel. Nuk e kam harruar, sa herë që kam kohë e shoh një ndeshje të Lazio-s, apo rezultatin. Ai është një legjendë. Dhe padyshim që ka luajtur një sezon të madh.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Superkompjuteri bën parashikimin dhe zbulon ekipin favorit, PSG me shanse minimale

Delo.autor

BARCELONA-SLAVIA PRAGUE/ Luis Suarez mungon në këtë ndeshje, rikthehen dy yjet… (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Ylli i skuadrës së Premier bëhet meme, autobusi i ekipit e harron jashtë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment