Champions League Futboll Sport

Roma ka një mesazh për tifozin e Liverpoolit

Skuadra e Seria A është trajnuar me fanella të veçanta derisa janë duke u përgatitur për ndeshjen e dytë në mes Romës dhe Liverpoolit

Roma i ka kushtuar këto fanella tifozit të plagosur të Liverpool, Sean Cox para ndeshjes se dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tifozi i Reds ishte viktimë e dhunës së tifozëve të martën e kaluar, derisa 53 vjeçari ende është duke u shëruar në një spital të Liverpool.

“Çdo ekip ka elementë të tifozëve huliganë. Gjithmonë janë pakicë e fansave që bëjnë të tilla gjëra”, tha Di Francesco gjatë konferencës për shtyp.

“Ne qëndrojmë pranë tifozit të lënduar Sean Cox dhe familjës se tij dhe jemi kundër dhunës në çdo formë”.

Roma gjatë stërvitjeve të sotme ka pasur të veshura fanella në të cilat shkruante “Forza Sean”, në mbështetje të irlandezit të plagosur.

Related posts

MISTER/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Serie A, dyshohet se… (FOTO)

Delo.autor

“ARDHJA NË PARIS ISHTE ZGJIDHJA MË E…”/ Finalen e Champions si spektator, Icardi prap thumbon Inter!

Delo.autor

ZBARDHET PLANI PËR CHAMPIONS/ Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe

Isa.Autor

Leave a Comment