Futboll Premier League Sport

Chelsea hyn në garë për sulmuesin e Bayern Munich

Chelsea sapo ka fituar “FA Cup” ka nisur të mendojë edhe për merkaton e sezonit të ardhshëm, pavarësisht se mbetet në udhëkryq e ardhmja e trajnerit të tyre Antonio Conte.

Dy nga gazetat më prestigjioze në Europë, “Marca” dhe “The Sun”, kanë shkruar se londinezët janë favoritë për të marrë Robert Lewandowski nga Bayern Munich, duke parë se dështoi transferimi i polakut te Real Madrid, pavarësisht nga dëshira e tij për të mbyllur karrierën në Bavari.

Duke parë dilemat e mëdha për të ardhmen e Alvaro Morata, që ka të ngjarë të largohet nga “Stamford Bridge”, londinezët kanë nisur seriozisht bisedimet me menaxherin dhe njerëzit që rrinë pranë Lewandowski.

Numri 9 i Bayern ka shënuar 41 gola në 50 ndeshje të luajtura me Bayern sivjet, në të gjitha veprimtaritë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-4

Delo.autor

“The Best”/ NUK KA DYSHIME: MODRIC shpallet lojtari më i mirë i vitit (VIDEO)

Isa.Autor

HERA E KATËRT RADHAZI/ Sulmuesi i Tottenham shpallet lojtari më i mirë i vitit

Delo.autor

Leave a Comment