Futboll Sport

U SHFAQ NË DHOMAT E ZHVESHJES SË MILANIT ME PESHQIR NË KOKË/ Xhulio Maxhore, tifozi zikaltër që ndëshkoi ish-klubin kuqezi

Ajo ndaj Milanit ishte një mbrëmje për kornizë për Xhulio Maxhoren. Jo vetëm sepse është internist, por edhe sepse shkelmat e parë ndaj një topi i ka dhënë pikërisht me fanellën kuqezi. Drejtuesit milanistë e zbuluan në vitin 2012 gjatë një turneu për fëmijë të lindur në vitet 98-99.

Maxhore pëlqehet dhe bëhet pjesë e skuadre kur do të ndajë dhomat me lojtarë si Lokateli apo Kutrone. Në ditën e parë me ekipin e ri shfaqet në dhomat e zhveshjes me një peshqir të Interit, për të cilin drejtuesit e këshillojnë që të mos e përdorë shpesh. Përvoja milaniste në fakt zgjat vetëm dy muaj pasi djaloshi ka mall për shtëpinë dhe përditshmërinë me familjen e shokët.

Kështu zgjedh të bëhet pjesë e Specias ku debuton si profesionist në Serinë B. Vitin e kaluar drejtuesit i besojnë shirtin e kapitenit dhe ai udhëheq ekipin drejt elitës ku të shtunën i bëri një “surprizë” Milanit.

Në vitin 2017-të zgjidhet për të qenë pjesë e Botërorit për 20- vjeçarë, por Maxhore refuzon sepse i duhet të përballet me provimin e maturës të cilin e konsideron një etapë më të rëndësishme se sa ajo futbollistike. Përveç futbollit, edhe një dëmtim i rëndë, që gjithsesi nuk i rrezikon karrierën, e cila duket se do të përjetojë etapat më të rëndësishme në sezonin aktual.

Related posts

KUQEZINJTË NË KRIZË/ Gattuso rrezikon seriozisht, MILANI kontakton ish-futbollistin!

Isa.Autor

APELIMI NË GJYKATËN E BRUKSELIT/ KAS shuan shpresat e Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

TIFOZËT DUAN SISTEMIN “VAR”/ Vendimi i tij vonohet vetëm 55.6 sekonda

Isa.Autor

Leave a Comment