Futboll Sport

Çmendet skuadra kineze, mbulon “me flori” Hamsik dhe Napoli-n

Është zbuluar dhe skuadra që ka bërë ofertë konkrete për kapitenin e Napolit, Marek Hamsik.

Bëhet fjalë për skuadrën kineze Shandong Luneng që mësohet se ka formuluar një ofertë rreth 35 milionë euro për mesfushorin sllovak.

Shandong Luneng, ku aktivizohet dhe sulmuesi italian, Graziano Pellè besohet se i kanë propozuar mesfushorit 13 milion euro në vit për 3 vitet e ardhshme, ndërsa në arkat e Napolit do të derdhen plot 35 milion euro.

Emri i skuadrës së Shandong ka befasuar jo pak opinionin publik, pasi në Itali besohej se skuadra e cila dëshiron shërbimet e 31 vjeçarit është Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga ish-mbrojtësi i napoletanëve, Fabio Cannavaro.

Related posts

DHUNA NDAJ ARBITRRIT NË SUPERIORE/ Eldorian Hamiti gjithnjë në TELASHE prej…penalltive. Çfarë ndodhi 1 vit më parë (VIDEO)

F.autor

“MILANIN E SHIHJA NGA TRIBUNAT INTERISTE”/ Calabria: Derbi i parë që kam luajtur duhet të jetë ai…

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBRET NË TOKË/ Messi shënon golin e parë të sezonit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment