Futboll Sport

Zidane dridhet: ka një mallkim për Real Madridin në Champions!

Supersticioni luan një rol të rëndësishëm në sportin e futbollit. Pastaj nga ana tjetër ekzistojnë tabutë dhe mallkime të tilla si ajo e Benfikës e Bela Guttman. Portugezët nuk janë më në gjendje të fitojnë një finale, qëkur ish-lojtari hungarez i ekipit të Shqiponjave në vitin 1962 deklaroi: “Nga sot deri në njëqind vjet asnjë skuadër portugeze nuk do të jetë kampione e Evropës dhe Benfica pa mua nuk do të fitojë kurrë Champions League”. Legjenda tregon që pas përfundimit të finales kur portugezët triumfuan në vitin 1962, tekniku kërkoi një premio për suksesin e dytë të njëpasnjëshëm. Kërkesa nuk u pranua nga drejtuesit dhe Guttman nuk e priti mirë. Ai vendosi të largohej dhe ndryshoi kontinentin, duke u vendosur në Uruguai në stolin e Peñarol, por jo para se të lëshonte një lloj “mallkimi sportiv” për ekipin që e kishte dërguar në majën e Olimpit.

Real Madridi gjithashtu ka mallkimin e saj në Champions League. Duket e çuditshme duke parë raportin midis finaleve të fituara dhe atyre të luajtura nga kampionët e tanishëm evropian. Megjithatë, ekipi i Zidane në Kiev do të duhet të thyejë një tabu që nuk ka të bëjë aspak me futbollin. Në fakt fantazma që vërtitet rreth klubit të Florentino Perez ka të bëjë me ekipin e basketbollit të qytetit të Madridit. Në fakt, në historinë sportive të Real Madridit, nuk ka ndodhur kurrë që të dy ekipet, ajo e futbollit dhe e basketbollit, të triumfojnë në Evropë në të njëjtin vit në disiplinat e tyre përkatëse.

Liverpool nga ana tjetër ka një rekord pozitiv në përballjet kundër Los Blancos. Sfida e Kievit nuk do të jetë e para midis dy ekipeve, ku në lojë është një trofe. Duhet të kthehemi 37 vjet mbrapsht, për t’u njohur me  precedentin e parë midis spanjollëve dhe anglezëve, që përkon me finalen e 26-të në historinë e Champions League. 27 maj, 1981, Parc des Princes të Parisit: përballë njëra tjetrës janë Liverpool i drejtuar nga Bob Paisley, që kishte eliminuar në gjysmëfinale me një barazim të dyfishtë (0-0 në Angli dhe 1-1 në Gjermani) Bayern Munchen dhe Real Madrid i drejtuar nga Vujadin Boskov, që kishte eliminuar italianët e Interit. Ishte një ndeshje e ashpër, nervoze: Fatin e ndeshjes e vendosi një gol i shënuar nga anglezi Alan Kennedy në minutën e 82-të, i cili e filloi aksionin nga e majta dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Augustin.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Sterling para finales së “EURO 2020”: Shikoja nga dritarja e shtëpisë ndërtimin e “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Humbja e Kupës së Veriut në Brazil nuk përtypet dot, në fushë shpërthen sherri masiv (VIDEO)

Delo.autor

Njeriu që vendosi kualifikimin e Realit, talenti që u ble vetëm 1 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment