Futboll Premier League Sport

Conte i prerë për të ardhmen: Dua të qëndroj te Chelsea

Antonio Conte është i qartë përsa i përket së ardhmes, ai dëshiron të qëndrojë tek Chelsea. Numri një i stolit të Bluve të Londrës, menjëherë pas sukesit në finalen e FA Cup kundër Manchester United ishte i prerë për të ardhmen. Dëshira e italianit është të respektojë kontratën që ai ka me klubin, duke sjellë në kujtesë se një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur që në janar, asokohe në media u përfol shumë për një shkarkim të mundshëm të teknikut, pas rezultateve jo të mira, por edhe marrdhënieve disi konfliktuale me drejtues të klubit.

Në intervistën e dhënë, Conte u shpreh se Premier League është një kampionat i fortë dhe nuk është aspak e thjeshtë të korrësh suksese edhe pse italiani shtoi se dy vitet e tij të para mund të konsiderohen mbresëlënëse, duke qënë se dy vite ka arritur të fitojë titullin kampion si dhe trofeun e fundit atë të FA Cup. Ndër të tjera, trajneri i Chelsea-t deklaroi se skuadrës këtë sezon i ka munguar disi fati, por për të ardhmen ish-tekniku i Juventusit dëshiron të vazhdojë aventurën në ishull. Tani më përgjigjja përfundimtare i takon drejtuesve të klubit, nëse do t’ia besojnë Chelsean edhe për një tjetër sezon Contes apo do të kërkohet një alternativë tjetër.

Related posts

“NUK ËSHTË KËSHTU SIÇ DUKET”/ “Dorëzohet” Agnelli: Super League nuk mund të bëhet vetëm me… 6 skuadra

Delo.autor

“AI ËSHTË FAVORIT KRYESORT”/ Nadal: Unë e Roger po kalojmë një moment delikat

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Gilman LIKA: Vllazninë e dërgoj aty ku e meriton. Ja momenti më i bukur i karrierës

Isa.Autor

Leave a Comment