Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NJË TJETËR LOJTAR I KOMBËTARES DREJT SERIE A/ Torino nis negociatat dhe bën ofertën e parë për transferimin e…

Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci, ku është një titullar i padiskutueshëm.ardian ismajli

Mbrojtësi ka treguar paraqitje të shkëlqyera edhe me Kombëtaren kuqezi, ku trajneri Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Nga sezoni i ardhshëm, Ismajlin pritet ta shohim në Serie A, më saktë me skuadrën e Torinos.

Këta të fundit sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

Related posts

BLERJA E BUJSHME U KTHYE NË DËSHTIM/ Bajerni i tregon derën yllit të sulmit

F.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E CONTES/ Sulmuesi i Inter drejt largimit në Premier tek…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Pandemia shtyn sërish ceremoninë e futjes së Kobe Bryant në “Hall of Fame”

Delo.autor

Leave a Comment