Futboll Sport

Surpriza në Lushnjë e Gjirokastër, ja formacionet zyrtare

Java e 31-të e Superiores është gati të nisë. Në Lushnjë dhe në Gjirokastër luhen dy sfidat e para dhe tashmë kanë dalë edhe formacionet zyrtare të ekipeve. Në stadiumin “Roza Haxhiu” Partizani ka shkuar me mungesa, teksa Lucas Cardozo është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin, kurse Progni ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Çani udhëheq sulmin dhe në krah do të ketë edhe Abdurahimin. Gjyla i Lushnjës ka mungesa, por gjithsesi është munduar të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Të gjithë i kanë sytë nga Sefa, shënuesi më i mirë i skuadrës.

Në Gjirokastër Luftëtari nuk ka të gatshëm Vasul Shkurtajn dhe në vend të tij luan Lamçja. Beqiri mbetet sërish në stol, ndërsa pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja e bluzinjve. Flamurtari ka shumë mungesa. Alves, Camara dhe Hoxhaj janë të dëmtuar, kurse Veliu është i pezulluar me karton të kuq. Nedeljkovic është përzgjedhur në majë të sulmit, pasi nuk është rrezikuar me kapitenin Tomislav Busic, i cili vjen nga një dëmtim dhe nuk do të luajë nga minuta e parë.

Kategoria Superiore – Java 31
Lushnja-Partizani  

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, M. Korreshi, Marku, Taullau, Gava, Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Telushi, Batha,Bardhi, Abdurahimi, Çani. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu

Luftëtari – Flamurtari

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa, Jakovljevic, Jackson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Deliaj, Sidibe, Useini, Muarem, Touncara, Nedeljkovic. Trajner: Ardi Behari

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Ermal Barushi, Denis Agaraj

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta: Dyfishojnë bregdetarët, nuk fal Progni (VIDEO)

Isa.Autor

GOL DHE ASIST/ Armando Broja e nis në mënyrë të shkëlqyer fazën përgatitore me Chelsea-n

Delo.autor

FSHF ZHVILLON ASAMBLENË E ZAKONSHME/ Ja ndryshimet që priten të ndodhin

Delo.autor

Leave a Comment