Futboll Seria A Sport

De Vraj: Nuk mund të luaj ndaj Interit, kam konflikt “interesi”

Mbrojtësi holandez, Stefan De Vraj është kthyer në një “çështje” te skuadra e Lacios. 26-vjeçari, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Interit, është një siklet të madh, pasi ndeshjen e fundit do ta luaj ndaj skuadrës së tij të ardhshmë, ku do të vendosen fatet e ekipit që do të shkojë në Ligën e Kampionëve.

Janë ngritur dyshime nëse ai mund të japë më të mirën në fushë ndaj Interit, në qoftë luan, teksa gjasat janë që trajneri Inzagi mos e aktivizojë holandezin në këtë sfidë.

“Kemi edhe mbrojtësi të tjerë, nuk e di nëse De Vraj do të luajë”, u shpreh Inzagi në një deklaratë për mediat italiane.  Vetë mbrojtësi 26-vjeçar, u shpreh se nuk mund të luajë ndaj Interit, po të qe për të, por është trajneri ai që e vendos.

“Nuk e di se çfarë mendon trajneri por nuk mund të luaj ndaj Interit. Është një arsye shumë e thjeshtë ajo që më shtyn të mendoj kështu, pasi kam konflikt interesi”, deklaroi De Vraj.

Related posts

Çështja MODRIC-INTER/ FIFA jep përgjigjen për të dyja klubet, PENALITET…

Isa.Autor

NOSTALGJI PËR BARCELONËN/ Suarez: Doja të qëndroja, isha gati të ulja pagën

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Nuk është faji i Gattusos, ja kush është DEFEKTI I MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment