Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mposhtet nga Shamrok në “Elbasan Arena” dhe eliminohet

Përfundon aventura e Teutës në Kupat e Evropës. Durrsakët nuk arrijnë të përmbysin irlandezët e Shamrock Rovers, që fiton 2-0 ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Miqtë patën fituar edhe sfidën e parë në Dublin me rezultatin 1-0. Edhe pse kampionët e Shqipërisë ushtruan trysni dhe patën disa raste shënimi, ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 20-të me Gafney. Në të vetmin rast në pjesën e parë, irlandezët nuk falën.

Pjesa e dytë gjen Teutën të gjithë në sulm, por lënë shumë hapësira prapa. Dhe në një nga këto mundësi, është sërish Gafney që realizon përballë portierit Frashëri. Minuta e 62-të dhe 0-2 për Shamrock. Sfida më pas nuk ka shumë histori, irlandezët mbrojnë fort fitoren, ndërsa durrsakët nuk arrijnë të shënojnë golin e nderit.

Shamrock kalon në play-off të Conference League, teksa do të ndeshet me estonezët e Flora Tallin. Eliminohet edhe Laçi, që mundet 2-1 nga Anderlecht në transfertë. Belgët e Anderlecht patën fituar 3-0 sfidën e parë.

Related posts

STATISTIKAT INTERESANTE/ I ka shënuar 7 gola, Atalanta sheh makthe përballë Dzekos

Delo.autor

LËSHON AKUZA TË FORTA/ Ish-mbrojtësi Bruno: Tek Juventus e kan në gjak simulimin, i ka mësuar Nedved…

Delo.autor

SHERRI BRENDA KLUBIT/ Roma nuk e fal yllin e sulmit, ja gjoba për të

Delo.autor

Leave a Comment