Futboll Seria A Sport

De Vraj shtron drekën te Lacio, tifozët e masakrojnë në rrjetet sociale

Një ndjesi e çuditshme, “alienizimi”. Sepse këtë herë Lacio nuk do mundet të reagojë. E megjithatë, gjatë këtij sezoni e ka bërë gjithmonë, duke u ngritur edhe në momentet e vështirësisë. Tani gjithçka ka mbaruar, Liga e Kampioneve është “venitur”, si në 2011-ën (në atë rast për diferencë golash) dhe në 2012-ën (për 2 pikë).

Për të certifikuar fundin e një sezoni të shkëlqyer, Stefan De Vraj u ka ofruar shokëve darkën në një restorant me famë të qytetit (prezent stafi dhe shumë lojtarë, si Felipe Anderson, Luiz Felipe e Uollas). Lotët e tij, në fund të ndeshjes, përmbledhin dëshpërimin për mbylljen e kampionatit.

Sepse tifozët, lojtarët, trajneri i klubit roman, mendojnë se Lacio e meritonte kualifikimin në Champions. Por, fati i keq donte që ai të shkaktonte një penallti kundër ekipit të tij të ardhshëm dhe kjo nuk kaloi në heshtje.

LULIÇ- Mbrojtësi holandez të dielën shkaktoi faullin e penalltisë që i dha mundësi Interit të barazonte rezultatin (2- 2). “Zhvilloi një ndeshje të madhe, – është shprehur kapiteni Luliç.

– Është një shembull për të gjithë. Ishte shumë i hidhëruar për gabimin e penalltisë, por luftoi deri në fund me ne”. Gjatë darkës, morali i lojtarëve ishte përtokë, por skuadra dëshiroi të qëndronte e bashkuar deri në fund. Për të rinisur së bashku vitin e ardhshëm. Edhe pa De Vrajn.

MASAKROHET- Nëse shokët e kanë falur për atë gabim, tifozët nuk falin. Në rrjetet sociale e kanë masakruar dhe e kanë quajtur tradhtar. Disa foto të montuara në rrjet e tregojnë edhe duke festuar në dhomën e zhveshjes së Interit.

Shumë tifozë mendojnë se ai e shkaktoi qëllimisht penalltinë, ndërsa të tjerë thonë se gaboi Lacio që e aktivizoi.

Related posts

12 GOLA NË 6 NDESHJE/ Ish-sulmuesi i Kukësit nuk njeh limite, tjetër dopietë në kampionat

Delo.autor

Mourinho “thumbon” Man Cityn/ Mund të blesh LOJTARË…por jo KLASIN

Isa.Autor

RIKTHIMI I RONALDOS TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ferdinand: Ja sakrifica që do të bëjë Bruno Fernandes për CR7

Delo.autor

Leave a Comment