Futboll Premier League Sport

Dëmtimi i Koscielny/ Ja sa gjatë do të mungojë mbrojtësi francez

Jemi dy javë larg përfundimit të Ligës Premier dhe lëndimi i Laurent Koscielnyt nuk do të jetë ndonjë mungesë e madhe për Arsenalin. Por, mbrojtësi 32-vjeçar do të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Koscielny ka përfunduar operimin në thembër dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth gjashtë muaj. E gjitha kjo është konfirmuar nga trajneri Arsene Wegner, i cili ka njoftuar tifozët se nuk do të shohin në fushë kapitenin e tyre deri në fillim të dhjetorit.

Mbrojtësi është lënduar në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit. Dy ndeshjet e mbetura të Topçinjve në Ligën Premier janë ndaj Leicester Cityt dhe Huddersfield. Mungesa e tij është një humbje e madhe për Francën në Kupën e Botës.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E INZAGHIT/ Mbrojtësi i Interit tregon dobësi, alternativa vjen nga… Torino

Delo.autor

“E DASHUROJ…”/ Abramovich ka nxjerr në shitje Chelsea, Thomas Tuchel flet për të ardhmen

F.autor

“BISHË” 400 MIJË EURO/ Ish-futbollisti i Real Madrid-it i surprizon të gjithë me dhuratën që i bën… vetes

Delo.autor

Leave a Comment