Futboll Premier League Sport

Wenger mbron Ozil: Do të tregojë se ishte një investim i mirë

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, do të jetë një “investim i mirë”, pasi klubi bëri një shpenzim të rëndësishëm financiar për ta bindur turko-gjermanin të nënshkruajë një kontratë të re. Ky është mendimi i trajnerit Arsene Wenger.

Ozil kishte qenë subjekt i spekulimeve të rëndësishme, pas hyrjes në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij të mëparshme, madje thuhet se ishte shënjestruar nga disa klube të mëdha. Por, pas largimit të Alexis Sanchez për te Manchester United, Arsenali arriti ta lidhë Ozilin, teksa nënshkroi kontratë të re me terma të rinj financiarë në fillim të shkurtit.

Megjithatë, gjermani është ende një objektiv i rregullt për kritika nga tifozët dhe ekspertët, me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Martin Keown, që e kryqëzoi performancën e tij në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Europa League”, kundër Atletico Madrid.

Megjithatë, Wenger nuk ka shqetësime për të dhe mbetet i sigurt se ai do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e klubit. Duke folur për gazetarët, para përplasjes së të mërkurës me Leicester City, trajneri francez tha:

“Klubi bëri një investim të madh në thelb, sepse lojtari ishte i lirë, gjithashtu. Unë mendoj se është një investim i mirë, ai është lojtar i cilësisë së lartë. Ai po kalon një moment të vështirë, sepse gjithmonë ka ulje-ngritje në futboll, por do të ketë një ndikim të madh”.

Pasi ka njoftuar largimin nga drejtimi i Arsenalit, në fund të këtij sezoni, Wenger thotë se ka marrë shumë oferta për të vazhduar të jetë pjesë e futbollit: “A kam marrë oferta? Po, më shumë se prisja. Por, nuk po analizoj dhe konsideroj asgjë. Dua të punoj mirë këtu deri në ditën time të fundit.

Natyrisht, do të vazhdoj të jem aktiv. Truri më kërkon punë dhe është aktiv. Kam përvojë të madhe si trajner. Në përgjithësi, do të punoj. Çfarë do të bëj? Këtë nuk di”.

Related posts

FLAMURTARI-TIRANA/ Trajneri Egbo kërkon të shkëputet nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, shqiptari nga Tropoja në listën e Kosovës

Delo.autor

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Startojnë pjesët e dyta, ekipet në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment