Futboll Premier League Sport

Dështoi dy herë ta transferonte, Guardiola do ta provojë përsëri për Mahrez

Manchester City do të provojë përsëri në merkaton e verës për të transferuar mesfushorin e Leicester City-t Riyad Mahrez, këtë e zbulojnë burimet pranë kampionëve të Premier League për ESPN.

Mahrez mbetet në radarin e Guardiola-s megjithëse nuk arriti ta blinte algjerianin gjatë janarit të kaluar.

City kishte një ofertë para + lojtar me vlerën 70 milionë euro për Mahrez por Leicester e refuzoi në ditën e fundit të merkatos së dimrit.

Mahrez ka një kontratë deri në 2022 me Leicester, por sipas ESPN ai është gati të largohet në fund të sezonit pasi kërkon të luajë në Champions League.

Në janar, Mahrez kërkoi me çdo kusht largimin dhe refuzoi të zbriste në fushë për Dhelprat, por marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit dhe ai u detyrua të kërkonte falje.

Related posts

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Përfundon pjesa e parë, barazim total në lojë dhe gola

Isa.Autor

“ËSHTË ZGJEDHJA IME E PARË”/ Ylli anglez thërret Premier League: Nuk e kam mbaruar akoma punën time

Delo.autor

JUVENTUS FITOI TITULLIN E 9 RADHAZI/ Michel Platini: Dybala ngjan me legjendën e futbollit…

Delo.autor

Leave a Comment