Gossip Sport

“Luani nuk mund ta humbasë lojën”, Ibra zbulon autobusin impresiv

Zlatan Ibrahimoviç i ka befasuar edhe një herë ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një blerje të re dhe ekstravagante. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy ka publikuar përmes rrjeteve sociale një fotografi, në të cilën suedezi paraqitet pranë një autobusi të zbukuruar me një pamje të fytyrës së tij pranë një luani.

“Mos u shqetësoni për botën, luani nuk mund ta humbasë lojën. Së shpejti do të marr rrugën”, – shkroi ai bashkë me imazhin, i cili ka marrë pothuajse një milion pëlqime dhe më shumë se 2.000 komente.

Ibrahimoviç po shfaqet i lumtur nëpërmjet rrjeteve sociale, që nga shkuarja e tij në SHBA. Kohët e fundit, ylli i futbollit botëror u vizitua nga njëri prej idhujve të tij, braziliani Ronaldo. “Dy lojtarët që kërcyen në “San Siro”. Imagjinoni Fenomenin dhe Perëndinë në të njëjtën anë, atëherë do të ishte bota që do të kërcente”, – shkruan ai.

Related posts

SKANDAL ME FONDET E UEFA-S/ Bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme. Përfshihet edhe Tirana

Delo.autor

ELSEID HYSAJ MERR VENDIMIN/ Largohet nga Napoli në fund të sezonit, ja klubi i ri

Delo.autor

NDARJA NGA JETA E RAMAZAN RRAGAMIT/ Presidenti i FIFA-s letër ngushëllimi Armand Dukës

Delo.autor

Leave a Comment