Futboll Ligue 1 Sport

Di Maria dhe fati i tij i errët me transferimet e bujshme në vitet e fundit

Verën e shkuar Angel Di Maria mund të ishte rikthyer në Spanjë, aty ku ka shkëlqyer më parë me skuadrën e Real Madrid. Argjentinasit, tashmë 30 vjeç, ka bërë një sezon të mirë në Francë me PSG, duke shënuar 11 gola në 29 takime. Sulmuesi anësor u tentua që verën e shkuar nga Barcelona, por kampionët e Francës nuk hoqën dorë prej tij. Prej tre sezonesh ai aktivizohet me skuadrën kryeqytetase, që e pat blerë Di Marian-n për më shumë se 60 milionë euro nga Manchester United.

Pasi PSG e pengoi herën e parë të lëvizte drejt Spanjës, anësori nuk është dorëzuar dhe sërish o mendon të transferohet dhe dy janë klubet me të cilat ai ka dëshirë të luajë sezonin e ardhshëm. Në krye të listës së dëshirave është Barcelona dhe nisur të bëjë vetë lëvizjet e para për t’iu bashkuar Lionel Messi-t te katalanasit. “Pleshti” është edhe “arma” e fshehtë që Di Maria po përpiqet të përdorë për t’u rikthyer në La Liga.

Por kjo lëvizje nuk është se mund të kryhet aq lehtë, pasi sikurse raportohet në mediat spanjolle, Barcelona për momentin ka të tjera prioritet. Griezmann është i pari në listën e objektivave të merkatos dhe transferimi i francezit do të kushtojë goxha, çka i kushtëzon “blaugranat”. Nuk është se mund të shpenzohet pa fund, ndaj kërkohet të bëhen lëvizje të pakta dhe të sakta. Por Di Maria ka planifikuar gjithçka.

Nëse kalimi te Barcelona dështon, Atletico Madrid është pista tjetër dhe në lojë futet Diego Simeone. Argjentinasi e ka kontaktuar madje bashkëkombësin e tij për të marrë informacion se sa do të ishte e mundur për t’iu bashkuar skuadrës së tij. Për t’u rikthyer në Madrid Di Maria shtyhen edhe nga gruaja e tij. Momentalisht e sigurt është që katalanasit nuk po nxitojnë këtë herë, ndaj duhen pritur zhvillimet gjatë verës.

Related posts

Wanda Nara zbulon FIKSIMIN e ICARDIT: Kishte gjithë javën që më fliste për të…

Isa.Autor

TËRBOHET ABRAMOVIC/ CHELSEA i tregon çmimin REALIT për yllin e skuadrës

Isa.Autor

PARA SFIDËS ELIMINATORE ME ISLANDËN/ Edy Reja: Ia kam shprehur lojtarëve filozofinë time

Delo.autor

Leave a Comment