Futboll Seria A Sport

Çelsi ofron një mega-ofertë për Hysaj, Shkodrani: Më duhet të mendohem…

Gazetari italian, Livio Varriale, e tha me siguri që Elseid Hysaj do të shkojë te PSG-ja në merkaton e verës dhe francezët do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij. Diçka që duket deri diku e pabesueshme për faktin se Napoli i ka vënë klauzolë mbrojtësit shkodran dhe nuk e lë të lirë pa 50 milionë euro.

Dhe në këtë rast përfiton Çelsi, që është gati të paguajë 40 milionë paund për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare: 45 milionë euro. Shifër që i afrohet më shumë vlerës së klauzolës së tij. Por në fakt, e ardhmja e tij është e lidhur ngushtësisht me atë të trajnerit Mauricio Sarri. Këtë gjë e ka thënë agjenti i Hysajt, i cili pranon se në rast të largimit të trajnerit, atëherë shqiptari nuk do të ishte shumë i sigurt për të vazhduar më te Napoli. Ai ka folur ditën e djeshme për ecurinë e Napolit.

“Disa ndeshje nuk kanë qenë ashtu siç duhet, por pas Inter-Juve sigurisht që u ndiem keq për shkak të episodeve. Juventusi është një skuadër shumë e fortë, por edhe ne treguam që nuk jemi shumë larg. Nëse qëndrojmë të gjithë këtu do të bëjmë një kampionat tjetër të shkëlqyer”, tha Hysaj.

Related posts

Shqiptarët detyrojnë dyqanin në Zvicër të heqë fanellat e Serbisë me Kosovën pjesë të saj

Sadik.Autor

BUNDESLIGA/ Ylli që shënoi në debutimin e tij kërkon largimin nga Bayern

Sadik.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment