Futboll La Liga Sport

Djali i Marcelos gati për në ekipin e parë (VIDEO)

Djali i mbrojtësit të Real Madrid, Enzo Vieira, duket se e ka të ardhmen e ndritur, njëlloj si i ati. 8-vjeçari luan në skuadrat e moshave të klubit madrilen, por falë babait “VIP” ndonjëherë arrin të “shkëmbejë dy pasime” me yjet e ekipit të parë.

Por këtë herë ai realizoi një numër të jashtëzakonshëm, duke pasuar topin me kokë tek të gjithë lojtarët e Realit që ishin në dhomat e zhveshjes, bashkë me të atin, para se ta dërgonte atë në kosh me një saktësi mbresëlënëse. Yjet madrilenë e brohoritën vogëlushin që e festoi si të kishte shënuar në finalen e Champions League.

Vieira duket se ka trashëguar aftësitë teknike të babait të tij, ndërsa ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë për skuadrën e të vegjëlve të Realit vitin e kaluar. Me të njejtin model flokësh si babai i tij, do të jetë interesante për të parë nëse Vieira do të arrijë të promovohet deri në skuadrën e parë me kalimin e viteve.

Babai i tij, Marcelo, ka luajtur deri tani 480 ndeshje me klubin madrilen, ku mes të tjerash ka fituar tri herë trofeun e Champions League, shifër që mund të rritet shumë shpejt në katër, nëse Reali mund Liverpool-in në finalen e 26 majit.

Related posts

MYRTO UZUNI VENDOS REKORD/ Shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës

F.autor

“EURO 2020″/ Zvicra mposht Turqinë falë dopietës së Shaqirit dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha më e shpejta në provat e lira, Marquez nuk zbret në pistë

Delo.autor

Leave a Comment