Futboll Sport

MARRËVESHJE MES PALËVE/ Juventus shumë pranë transferimit të Berardi

Juventus dhe Domenico Berardi kanë gjetur tashmë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit në Torino. Me situatën e Lukakut të bllokuar, bardhezinjtë po kërkojnë një përforcim tjetër për repartin ofensiv dhe është pikërisht kapiteni i Sassuolos ai që është përzgjedhur.

Max Allegri ka dhënë miratimin e tij për 29-vjeçarin dhe Giuntoli është vënë në lëvizje për të bërë të mundur transferimin e lojtarit kalabrez në Torino.

Agjentët e Berardit tani po shtyjnë klubin e Sassuolos të bëjnë të mundur këtë transferim. Gjithashtu edhe lojtari është duke ushtruar presion mbi klubin e tij aktual në lidhje me transferimin.

Sassuolo kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit italian, ndërsa Juventus dëshiron të ulë ndjeshëm këtë vlerë monetare duke përfshirë në tratative edhe disa lojtarë të rinj.

Related posts

“SHUMË GJËRA JANË…”/ Mourinho: Nuk e shita unë, rashë në “dashuri” me të

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” e pamërshirshme, sulmuesi Torres ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

TEVEZ tërbon MESSIN/ RONALDO është më i miri, “PLESHTI” nuk e kam parë kurrë në…

Isa.Autor

Leave a Comment