Futboll Sport

Dua Lipa premton shfaqje të paharrueshme në finale të Ligës së Kampionëve

Dua Lipa do të performojë në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve më 26 maj.

Këngëtarja kosovare nga Britania e Madhe ka thënë se ishte ndier e nderuar pasi UEFA dhe Pepsi i kishin kërkuar të performojë para nisjes së finales së madhe në “Olimpiyskiy” në Kiev.

Ajo do të këndojë hite nga albumi debutues që mban emrin e saj, i cili është shitur në 18 vende të botës. Albumi i superyllit botëror ka shitur mbi 2.2 milionë kopje dhe 17 milionë singles në gjithë botën.

“UEFA dhe Pepsi më kanë nderuar duke më kërkuar të performoj në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve – është një mundësi që të vjen një herë në jetë”, ka thënë Dua për uebsajtin zyrtar të UEFA-s.

“Mezi pres të dal para adhuruesve dhe të jem pjesë e një ngjarjeje kaq emocionuese – planifikoj të ofroj një shfaqje të paharrueshme!”

Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të luhet më 26 maj me fillim në orën 21:45, sipas kohës lokale.

Related posts

Rrëfehet Hamilton/ Një SKUDERI tjetër më kontaktoi, por zgjodha Mercedes

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Bardheblutë me FAT, traversa i mohon golin Asanit në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Salah takon sozinë e tij, nuk do e dalloni dot kush është i vërteti (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment