Futboll Sport

Dy brazilianët takohen me presidentin e Kamzës/ Lajme të mira në kampin kryeqytetas pas qëndrimit në Superligë

Kamza ka mundur të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Fill pas plotësimit të këtij objektivi, drejtuesit e klubit kanë nisur nga punë për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor i kamzalinjve është ruajtja e shtyllës së grupit.

Lidhur me këtë detaj, së fundmi konfirmohet se dy lojtarët brazilianë të Kamzës, Leo Lelis dhe Bruno Arrabal kanë konfirmuar qëndrimin edhe për një vit në ekip. Kjo gjë pritet të ndodhë dhe me trajnerin Julian Ahmataj që ishte personi që siguroi mbijetesën e skuadrës në Superiore.

Mësohet se dy lojtarët brazilianë kanë drekuar ditën e djeshme me presidentin e klubit, Naim Qarri ku i kanë dhënë “OK” për sezoni e ri duke shtyrë me një vit qëndrimin te Kamza. Sigurisht që votbesimin e presidentit pritet ta ketë dhe trajneri i cili bëri një punë të shkëlqyer në fund të sezonit duke ndihmuar skuadrën e Kamzës.

Related posts

DETAJI I TRISHTË/ Kobe dhe Vannesa e planifikonin edhe fëmijën e pestë

F.autor

ZYRTARE/ Rei Manaj befason me të ardhmen, ja ku do vijojë karrierën sulmuesi i Kombëtares shqiptare

F.autor

SUPER SFIDA MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Solskjaer makth i Jurgen Klopp, i vetmi që nuk e ka mundur. Ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment