Futboll Sport

Shevçenko rrëfehet/ Goli më i rëndësishëm dhe futbollsti më i mirë me të cilin ka luajtur

13 vite pas finales së Liverpulit, Xhemi Karrager përballet përsëri me Andrij Shevçenkon. Në rolin e intervistuesit, ish-mbrojtësi ka marrë në pyetje ukrainasin.

Shevcenko vs Materaci

Karrager: Mund të më thuash cili është goli yt preferuar?

Sheva
: Ai i finales së Mançesterit, kundër Juventusit. Megjithëse ishte nga pika e bardhë, është ai që më ka pëlqyer më shumë. Fantastik.
Karrager: Si ish-mbrojtës, do doja të dija se cili nga rivalët ta ka vështirësuar më së shumti detyrën?

Sheva: Përsëri kundër Juventusit. Paulo Montero dinte si të ta bënte jetën ferr.

Karrager: Ke fituar shumë trofe. A ke pasur ndonjë moto gjatë karrierës tënde?

Sheva
: Sigurisht, gjithçka në nivele të larta lidhet me vetëbesimin. Nuk reshtja së përsërituri: beso në vetvete.

Karrager: Për mua është “Anfield”, po për ty cili është stadiumi më i bukur?

Sheva: “San Siro”, nuk kishte si të ishte ndryshe. Kujtimet dhe momentet më të lumtura i kam pikërisht atje.

Karrager: Po lojtari më i fortë, me të cilin ke luajtur?

Sheva: Them Ronaldinjo dhe nuk besoj se do të ketë qejfmbetje mes kolegëve kampionë që kam pasur. Për momentin, vota ime shkon për Herri Kejn, një sulmues i jashtëzakonshëm sipas meje.

Shevcenko

Karrager: Ukraina të ka ty, Kliçkon dhe shumë të tjerë. Cili mendon se është sportisti që mund të përfaqësonte denjësisht botën?

Sheva: Mund të duket e thjeshtë si përgjigje, por nuk më vjen ndër mend askush tjetër përveç Majkëll Xhordanit. Pa dyshim, ai është sportisti me “S” të madhe. I paarritshëm.

Related posts

RIKTHIMI TEK MILANI/ Suedezi Ibrahimovic i përgjigjet thashethemeve

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja cili gjyqtar do të vendosë drejtësi në sfidën Teuta-Sherif Tiraspol…

Delo.autor

HARROJENI MESIN DHE RONALDON/ Ja kush është lojtari më i paguar në botë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment