Futboll Sport

Dy “divorce” për Teutën/ Mesfushorët largohen pas vetëm 6 muajsh në skuadër

Amir Bilali dhe Bruhan Mustafov nuk do të jenë më pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Lajmin ë kë bërë të ditur vetë klubi durrsak përmes një psostimi në rrjetin social Facebook, ku i ka falenderuar të dy futbollistët për kontributin e dhënë për skuadrën.

Qendërmbrojtësi Bilbali, i ardhur nga Rabotnički në janar të këtij viti, ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Teutën duke shënuar edhe një gol. Lojtari i lindur në Gostivar, tashmë 24 vjeç, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin durrsak, ndërsa nuk dihet destinacioni i tij i ardhshëm.

Edhe Mustafov ishte bashkuar me Teutën në janar të këtij viti, nga Pobeda Prilep, por me ssa duket mesfushori me dipare difensive gjithashtu ka vendosur të mos vazhdojë më bashkëpunimin me skuadrën shqiptare. Gjatë pjesës së dytë të sezonit ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Teutën, duke mos shënuar asnjë gol.

Related posts

NJË KATASTROFË NË TË GJITHA FRONTET/ Ja rekordet negative që mund të thyejë Real Madridi

Delo.autor

A DO TË ZBARKOJË POGBA NË “BERNABEU”? Ja përgjigja e Zidane

Delo.autor

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

Leave a Comment