Futboll Sport

Kush e kishte menduar, a është vërtetë Shkëlzen Gashi ky?! (VIDEO)

Shkëlzen Gashi është rikthyer me gol në ndeshjen e tij të parë për këtë sezon me ekipin e tij në MLS. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimin dhe i është bashkuar grupit, ku ka kontribuar edhe në fitoren 2-0 ndaj Torontos. 29-vjeçari konvertoi në gol një 11-metërsh në minutën e 78-të të takimit.

Pasi ka realizuar rrjetën e dytë, ai festoi në një mënyrë të veçantë që është bërë hit në rrjetet sociale. Futbollisti kosovar përformoi një kërcim të Fortnite që u duartrokit edhe nga tifozët e pranishëm në stadium. Videon e momentit të kërcimit e ka publikuar në faqen zyrtare edhe klubi i tij, Colorado Rapids.

Skuadra ku aktivizohet sulmuesi kuqezi renditet në vendin e gjashtë në Western Conference. Gashi mbeti jashtë Kombëtares Shqiptare që pas rastit për gol që humbi ndaj Zvicrës në Europianin që u zhvillua në Francë në 2016-ën. As De Biasi dhe as trajneri i ri, Christian Panucci nuk e ka ftuar më sulmuesin në grupin kuqezi deri më tani.

Shkëlzen Gashi celebrates goal with a dance from Fortnite

The moment you've all been waiting for: Shkelzen Gashi doing his best Fortnite impression.

Gepostet von Colorado Rapids Soccer Club am Sonntag, 15. April 2018

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Bournemouth. Rezultati 1-0

Delo.autor

FSHF ZHVILLON ASAMBLENË E ZAKONSHME/ Ja ndryshimet që priten të ndodhin

Delo.autor

KUPA E LIGËS/ Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali

F.autor

Leave a Comment