Futboll Seria A Sport

Dy muaj pas ndarjes nga jeta, reagon familja e Astorit

Dy muaj pas ndarjes nga jetë në mënyrë të papritur të ish kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, kanë ardhur edhe fjalët e para të familjarëve të tij.

Nëpërmjet një letre të shkurtër, publikuar në mediat italiane, ata kanë falënderuar të gjithë që iu bashkuan dhimbjes së ndarjes nga jeta të njeriut të tyre të dashur, duke qëndruar pranë familjarëve të Astorit, por edhe klubit të Fiorentinës.

“FALEMINDERIT është një fjalë e thjeshtë, por unike, ashtu siç ishte Davide. Do të donim t’ju themi FALEMINDERIT personalisht, të gjithëve ju që na qëndruat pranë, që nga ai 4 Mars i beftë, por jeni aq shumë, sa do të ishte e pamundur. Prandaj, ashtu siç do të bënte edhe Davide, me një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë për të gjithë ju: FALEMINDERIT NGA ZEMRA”, shkruhej në letrën e firmosur nga familja Astori, drejtuar të gjithëve që iu bashkuan dhimbjes së humbjes së Davide Astorit.

Futbollisti humbi jetën në moshën 31-vjeçare, në qytetin e Udines, ku ishte i grumbulluar me skuadrën e tij ,për të luajtur sfidën Udinese-Fiorentina. Davide Astori u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa autopsia konfirmoi një rritje të rrahjeve të zemrës, si shkakun e vdekjes së tij.

Related posts

JAVA E PARAFUNDIT PREMTON SPEKTAKËL/ FSHF-ja i vendos të gjitha ndeshjet në një ditë. Ja kur do të luhen

Delo.autor

“ISHTE NJË PËRVOJË E BUKUR/ Tekniku Kamarata: Shumë prej lojtarëve të Superiores mund të luajnë në Itali

Delo.autor

Mesfushori “tradhton” Liverpool, flirton me Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment